29 Maj 2024, 14:50
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka konfirmuar se nuk do të votojnë pro për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi për gazetarët u shpreh se PS-ja nuk ka bërë asnjë konsultim në lidhje me të dhe se e kanë bërë fakt të kryer ngritjen e tij. Po ashtu Bardhi ka theksuar se ai s'mund të marrë pjesë në komision, kur nuk e di objektin e punës.
"Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi fyuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë. Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë ditë të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin. Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama. Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve," tha Bardhi.
Ky komision do të përbëhet nga 11 anëtarë 6 prej të cilëve janë deputetë të PS-së, ndërsa 5 janë të Opozitës. Ndërkohë që një nga emrat e lakuar sedo të drejtojë komisionin është ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.
gazment bardhi
Politike
29 Maj 2024, 14:36
I.A
TIRANË- Ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith ka shkuar sot në zyrat e Prokurorisë së Posaçme për tu ...
Politike
29 Maj 2024, 14:18
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita nuk do të bëhe...
Politike
29 Maj 2024, 14:01
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar sërish këtë të mërkurë...
Politike
29 Maj 2024, 13:31
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë kundër komisionit antikorrupsion që pritet të ...
Politike
29 Maj 2024, 12:08
B.Z
Floriana Garo
TIRANË - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo ka reaguar pas incidentit që u regjistrua mëngjes...
Politike
29 Maj 2024, 12:10
M.B
Argita Malltezi
TIRANA- Argita Malltezi ka deklaruar se avokati i babit të saj, Sokol Mëngjesi është në reaminacion. Argita M...
Politike
29 Maj 2024, 11:20
M.B
Sokol Mëngjesi
TIRANA- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali B...
Politike
29 Maj 2024, 11:01
M.B
Komisioni i Ligjeve
TIRANA- Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha është kthyer në temë diskutimi në Komi...
Politike
29 Maj 2024, 10:36
M.B
Sokol Mëngjesi
TIRANA- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali B...
Politike
29 Maj 2024, 10:14
M.B
Sokol Mëngjesi
TIRANA- Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është goditur nga persona të paidentifi...