Politike

Opozita e cilësoi sulmin ndaj Mëngjesit si të porositur, reagon Balla: Vetëviktimizim politik! Ngjarja është në ndjekje nga Policia

Balla thotë se Policia e Shtetit është në ndjekje të ngjarjes, ndërsa iu është përgjigjur dhe akuzave të opozitës, të cilët e cilësuan sulmin si të porositur.

29 Maj 2024, 14:49 Nga B.Z
Opozita e cilësoi sulmin ndaj Mëngjesit si të porositur, reagon
Taulant Balla

TIRANË - Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm ku persona ende të paidentifikuar dhunuan avokatin e ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Në një reagim në rrjete sociale, Balla thotë se Policia e Shtetit është në ndjekje të ngjarjes, ndërsa iu është përgjigjur dhe akuzave të opozitës, të cilët e cilësuan sulmin si të porositur, teksa shprehet se këta të fundit kanë qëllim vetëviktimizimin politik.

"Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor",- shkruan Balla në fb.

policia e shtetit sulm sokol mengjesi taulant balla

Sondazh

Poll