Sport

Befason Mbappe: "Unë në Itali? Nëse shkoj, do ta bëjë vetëm për Milanin!”

Kampioni francez që pritet të zyrtarizojë kalimin tek Real Madrid në këtë verë deklaroi: “Unë dhe familja ime jemi tifozë të mëdhenj kuqezi”

28 Maj 2024, 21:21 Nga DOSJA
Befason Mbappe: "Unë në Itali? Nëse shkoj, do ta

FRANCE - Kylian Mbappé i dërgon mesazhe dashurie Milanit. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serinë A: "Futbolli italian? Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë - fjalët e tij me rastin e ndarjes së çmimeve të futbollit për Europën – Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj tek Milani”.

"Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam shikuar Serinë A, çdo ndeshje të AC Milan - shpjegoi për Sky tashmë ish-lojtari i PSG-së, i cili do të veshë fanellën e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm -. E gjithë familja ime është tifoze e madhe e Milanit”.

Së fundi, disa fjalë për ish ekipin e tij PSG, që e la për  Realin e Madridit: "Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë atje, ishte një mundësi fantastike. Kam kaluar shtatë vjet në atë klub, kam fituar trofe dhe kam shënuar gola, por në fund të fundit në në fund, marrëdhëniet që krijoni me njerëzit kanë më shumë rëndësi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Maj 2024, 18:28

Rummenigge konfirmon Kompany te Bayern

GJERMANI - Vincent Kompany do të jetë me të vërtetë trajneri i ri i Bayern Munichut. Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar dhe ...