Sport

FSHF firmos një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme për garantimin e rendit në mjediset sportive…

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Brendshme kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive, ku organizohen dhe zhvillohen ndeshjet e futbollit.

28 Maj 2024, 15:42 Nga DOSJA

FSHF firmos një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e

TIRANE - Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis FSHF-së dhe Ministrisë së Brendshme, ku të pranishëm ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, si dhe përfaqësues të FSHF-së dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.

Menjëherë pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha se kjo marrëveshje shërben për të ofruar një ambient sa më të mirë dhe të sigurt në çdo stadium dhe event sportiv.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh se ky bashkëpunim ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive ku organizohen dhe zhvillohen ndeshjet e futbollit.

Historiku i mirë i marrëdhënieve mes FSHF-së dhe Ministrisë së Brendshme është i hershëm. Edhe gjatë kualifikueseve të “Euro 2024” bashkëpunimi ka qenë shumë pozitiv, teksa janë zhvilluar disa takime të frytshme për garantimin e rendit si dhe është parandaluar në kohë edhe futja e mjeteve piroteknike në stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll