Sport

Formacioni ideal i Premier League me mjaft polemika… Kush mungon sipas jush?

Tifozët të Premierligës 2023-24, kanë krijuar skuadrën ideale, e cila ka krijuar polemika.

28 Maj 2024, 14:46 Nga DOSJA
Formacioni ideal i Premier League me mjaft polemika… Kush mungon sipas

ANGLI - Premier League ka shpallur këtë të martë skuadrën ideale 2023-24, të zgjedhur përmes votimit të tifozëve. Manchester City, kampion, është më i përfaqësuari (me katër), i ndjekur nga Arsenali (me tre) dhe me nga një futbollist në njëmbëdhjetëshe, Liverpool,  Chelsea dhe Aston Villa .

Kjo është njëmbëdhjetëshja ideale për Premierën 2023-24, sipas fansave të internetit: David Raya (Arsenal); Ben White (Arsenal), Saliba (Arsenal), Gabriel (Arsenal),  Alexander-Arnold  (Liverpool, këtu në të majtë); Palmer (Chelsea), De Bruyne (City), Rodri (City), Foden (City);  Watkins (Aston Villa) dhe Haaland (City).

E vërteta është se, siç nuk mund të ndodhte ndryshe, njëmbëdhjetëshja krijon polemika, sidomos për shkak të mungesës së dy lojtarëve të Arsenalit , Declan Rice apo kapitenit Martin Odegaard.

Të shumtë janë ata që besojnë se të paktën njëri nga këta dy mesfushorë duhet të jetë në skuadrën ideale, aq më tepër duke marrë parasysh, për shkak të një dëmtimi, sezonin e Kevin de Bruyne. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll