Aktualitet

Përhapi lajme të rreme për tërmetin, Dom Gjergj Meta kërkon lirimin e Xhulia Aliajt: Veprim i nxituar e absurd në çdo ven

29 Nëntor 2019, 18:38 Nga DOSJA
Përhapi lajme të rreme për tërmetin, Dom Gjergj Meta

MIRDITË– Ipeshkëv i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar lidhur me arrestimin e 25-vjeçares Xhulia Aliaj me pretendimin se ajo hapte panik tek populli.

Me anë të një statusi në Twitter, Dom Gjergji u ka kërkuar autoriteteve që vajza të lirohet, pasi prangosja e saj konsiderohet akt absurd në një vend demokratik.

“Arrestimi i vajzës nga Durrësi, Xhulia Aliaj, më duket një veprim i nxituar nga anane policisë dhe i shproporcionuar në krahasim me një status ne fb. Një arrestim i tillë do të ishte absurd në çdo vend demokratik. Jam i bindur se vajza duhet të lirohet menjëherë,”-shkruan kleriku. 

E reja u arrestuar paraditen e sotme pasi akuzohet se kishte përhapur lajme të rreme. Në profilin e saj në Facebook ajo shkruante se të gjithë qytetarët e Durrësit duhet të largoheshin nga zona pasi do të shpërthente porti i naftës. 25-vjeçarja gjithashtu postoi nw rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit.

Një ditë më parë u arrestua nga Policia edhe një shef rendi pasi u kap duke futur ndihmat e tërmetit në banesën e tij.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhuljana aliaj dom gjergj meta xhulia aliaj arrestohet xhuljana aliaj dom gjergj meta xhulia aliaj

Sondazh

Poll