Aktualitet

Frika nga tërmeti, banorët e Durrësit zhvendosen në Fier: S’kthehemi më në shtëpi, do ikim nga Shqipëria (VD)

29 Nëntor 2019, 16:51 Nga DOSJA
Frika nga tërmeti, banorët e Durrësit zhvendosen në Fier:

FIER- Durrësi është i pasigurt për të jetuar pas tërmetit të fundit. Kjo është një arsye që të rinjtë e Familja Priska po mendojnë seriozisht të braktisin vendin. Provizorisht kjo familje po qëndron në banesën të afërmve të tyre në Fier. Gazetarja Valbona Vidhi ka takuar këtë familje që ende është e tronditur nga tërmeti i së martës.

Anisa Priska banore e lagjes 16 në Durrës ka braktisur shtëpinë dhe biznesin e saj pas tërmetit të së martës. Tre ditë me familjarët e saj kanë fjetur në makinë dhe prej mbrëmjes së të enjtes, në këtë apartament në Fier të cilin ja u ofroi një i afërm i familjes. Në të qëndrojnë 11 persona.

Familja Priska si shumë të tjera janë të paqartë se si do jetojnë në të ardhmen. Pasigura ka bërë që të ngrenë mendjen për të braktisur përfundimisht Shqipërinë.

Kam tmerr të kthehem në atë shtëpi. Mendoj për të ikur jashtë, që të kthehem prap aty e kam shumë tmerr”, thotë Anisa. I ati i Anisës, Gëzim Kraja e ka më të vështirë se vajza për të lënë vendin.

Do dalin ato të verifikimeve kontrollet, që të shohin janë të sigurtë. U bëmë 65 vjeç që jetojmë në Durrës, tani nuk e dimë se sa mund të rrimë dhe kur mund të kthehemi”, shprehet Gëzim Kraja.

Deri tani në Fier dhe Roskovec kanë mbërritur 10 familje nga zonat e tërmetit të cilat po strehohen kryesisht, në banesat e të afërmve.

(Marrë nga abcnews.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll