Aktualitet

“Ndihmë, të lutem më shpëtoni”, xhaxhai i Klement Çupit tregon orët e tmerrit me nipin në rrënoja: Ja çfarë më th

29 Nëntor 2019, 18:10 Nga DOSJA
“Ndihmë, të lutem më shpëtoni”, xhaxhai i

Familjes Çupi, gëzimi i pritshëm për fejesën e djalit të vogël Micolit, iu kthye në tragjedi. Kelmenti kishte dy ditë që ishte kthyer për këtë gëzim nga Anglia, ku kishte emigruar prej disa vitesh dhe punonte për të siguruar jetesën.

“Njëri jetonte në Angli, tjetri shumicën në Greqi dhe Itali. Dy ditë përpara kishte ardhur Kelmenti, për një gëzim familjar, për të fejuar Micolin. Prisnim ditën kur ishte caktuar, ndodhi tragjedia dhe çdo gjë u ndërpre”.

Dy xhaxhallarët e tij, Adriatiku dhe Hamzai tregojnë bisedat me nipin në 16 orë, gjatë përpjekjeve heroike të grupeve të specializuara për ta shpëtuar nipin e tyre.

“Herën e fundit kam folur, 5 minuta para se me dhënë jetë. Thoshte më ndihmoni, ndihmë o xhaxhi, ndihmë më shpëtoni. Nuk arritëm dot. Nuk ishte mundësia, nuk e di, ishin shumë betone sipër, shumë gjëra… U munduan boll ata të ndërhyrjes greke dhe të Kosovës. U munduan boll, madje njëri nga Kosova bërtiste, Kel qëndro dhe pak, por nuk arritën dot ta shpëtonin”.

“Në momentin që kanë arritur tek i ndjeri, në momentin që kanë prerë traun ai ka dhënë jetë. Atëherë e lanë në moment aty, mbrapa kemi ndërhyrë e kanë filluar dhe e kanë nxjerrë, është nxjerrë në mëngjes”.

U tha që hëngri bukë, kërkoi cigare…

“Ne ia dhamë të gjitha. Kemi komunikuar, kanë komunikuar njerëzit, nipërit”.

Po çfarë u thoshte Keli?

“Aman më shpëtoni, jam gjallë, aman vetëm më shpëtoni. Ishte i bllokuar në të dy krahët, në këmbë dhe në mes. Jetën e humbi nga rrjedhja e gjakut nga këmba”.

Vëllezërit e Hajredin Çupit kanë një shqetësim. Sipas tyre, për shtetin, viktimat e familjeve të tyre as nuk ishin shënuar në listat e të vdekurve nga tërmeti, ose iu ishte shënuar emri gabim.

“Kelmentit ia kanë bërë Klevis, ia kanë ngatërruar. Njëkohësisht edhe nuses nuk i ka dalë emri në listat zyrtare, Lutfies.”

Ata rrëfejnë dhe dëshminë e Micolit, nipit që mbijetoi nën rrënoja, i cili u arrit të nxirrej shëndoshë e mirë pas disa orësh dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, i plagosur.

“Kur erdhën në mëngjes, kunata Lutfia gjendet e vdekur, konfirmohet dhe më pas rreth orës 12 morëm vesh se edhe Hajredini nuk jetonte. Para orës 12 kanë shpëtuar vetëm Micolin. E nxorën forcat e ndërhyrjes së policisë shqiptare. Micoli ka qëndruar disa orë i varur nën rrënoja. vetëm thoshte më ndihmoni se jam shumë mirë, më ndihmoni më nxirrnin nga rrënojat. Ishte i varur dhe bërtiste, kaq”.

Tvklan.al do të sjellë të tjera histori nga Thumana me të tjera histori tragjike të familjeve, të cilat kanë humbur njerëzit e tyre të shtrenjtë.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(k.m./dosja.al)

Marrë nga Tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klement cupi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 klement cupi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll