Aktualitet

Pas tragjedisë bëhen bilance, si do të veprohet për banesat e dëmtuara që janë me kredi?

29 Nëntor 2019, 17:41 Nga DOSJA
Pas tragjedisë bëhen bilance, si do të veprohet për banesat

Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti ka edhe nga ato që janë blerë me kredi. Një pjesë e banorëve janë njoftuar nga sistemi automatik i bankës për pagesën e këstit të radhës, teksa ata ndodhen në qiell të hapur e tashmë nuk kanë një shtëpi.

Ekspertët e Shoqatës së Bankave dhe shoqërive të sigurimit shpjegojnë sesi do të veprohet me këto raste. Një proces që vlerësohet me 4 etapa dhe që nis me verifikimin e policës së sigurimit që çdo klient duhet ta ketë në momentin që ka nënshkruar një kontratë kredie me bankën për të blerë shtëpi. Në një mesatare, një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro në vit, përfshihen edhe pajisjet elektroshtëpiake.

 

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banesat e demtuara nga termeti termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 banesat e demtuara nga termeti termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll