Aktualitet

Agjencia e huaj ‘qetëson’ shqiptarët: Pasgoditjet janë të kufizuara, shpresojmë të gjeni pak paqe

29 Nëntor 2019, 16:32 Nga DOSJA
Agjencia e huaj ‘qetëson’ shqiptarët: Pasgoditjet

SHBA– Agjencia e huaj, EMSC,  e cila është e specializuar në përllogaritjen e tërmeteve ka përditësuar vëzhgimin për paslëkundjet e tërmeteve në Shqipëri.

Në një reagim në Twitter, EMSC bën me dije se intensiteti i paslëkundjeve është ulur duke bërë edhe thirrje shqiptarëve që të qetësohen. 

“Aktiviteti i paslëkundjeve është kufizuar. Shpresojmë që shkallës së pasojës do të vazhdojë të ulet kështu që miqtë tanë në Shqipëri të gjejnë pak paqe. Qëndroni të sigurtë.”

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll