Aktualitet

“Këndoj për të ndërtuar”, e preku në shpirt familja Caci, Ardit Gjebrea ndërmerr nismën e veçantë dhe s’e lë në

29 Nëntor 2019, 16:29 Nga DOSJA

TIRANË– Kantautori Ardit Gjebrea ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të rindërtuar banesën e një familjeje në Thumanë. Në një status në rrjetet sociale, Gjebrea ka publikuar foto nga vizia e tij në familjane Caci në Thumanë, e cila tashmë ka mbetur e pastrehë pas tërmetit.

Krahas fotove, Arditi shkruan se nën nismën ‘kendoj për të ndërtuar’, më të ardhurat e mbledhura nga Festivali i Këngës Magjike do të rindërtojë shtëpinë e kësaj familjeje për të mos e lënë në qiell të hapur.

#kendojpertendertuar
Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi,”-shkruan Ardit Gjebrea.

50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat e nxjerra janë përcjellë për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjebrea tragjedia e 26 nentorit 2019 ardit gjebrea tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll