Aktualitet

‘Ku i duket balta më e ëmbël se mjalta’, ambasada e SHBA uron shqiptarët me vargjet e Çajupit: Me nder jetoni n

29 Nëntor 2019, 16:16 Nga DOSJA
‘Ku i duket balta më e ëmbël se mjalta’, ambasada e

TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë iu uron të gjithë shqiptarëve ‘Ditën e Clirimit”, me vargjet e poetit Andon Zako Çajupi. Në postimin e ambasadës, krahas flamurit kuqezi shkruhen vargjet: Ku i duket balta m’e e embel se mjalta? Në vend të tij. Ku munt te gezoje dhe me nder te rroje? Ne Shqiperi.

Në këtë moment të vështirët për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Ambasada e SHBA shkruan: Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!

50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat e nxjerra janë përcjellë për në banesën e fundit. Puna ka nisur për nxjerrjen e faturës financiare të dëmeve të tërmetit, dhe rindërtimin e shtëpive. Përkohësisht, banorët e prekur janë strehuar në hotele dhe çadra.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane andon zako cajupi dita e clirimit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 ambasada amerikane andon zako cajupi dita e clirimit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll