Politike

Berisha: Veliaj, mos guxo të futesh nesër në bashki! Thuaju qytetarëve ia kalove ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit?

Ai më tej shtoi se Veliaj tu tregojë qytetarëve të Tiranës pse duhej t’ia kaloje ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit. Sipas Berishës Veliaj mashtroi publikisht se ka vendosur Këshilli për të financuar inceneratorin, në një kohë kur Këshilli nuk ishte mbledhur kurrë. 

27 Maj 2024, 20:40 Nga N.F
Berisha: Veliaj, mos guxo të futesh nesër në bashki! Thuaju
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka folur në lidhje me protestën që do të mbahet nesër para bashkisë së Tiranës.  Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryebashkiaku Erjon Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

Ai më tej shtoi se Veliaj tu tregojë qytetarëve të Tiranës pse duhej t’ia kaloje ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit. Sipas Berishës Veliaj mashtroi publikisht se ka vendosur Këshilli për të financuar inceneratorin, në një kohë kur Këshilli nuk ishte mbledhur kurrë. 

Fjala e plotë: 

Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në bashki. Mos provoko qytetarët.
Jep dorëheqje dhe largohu. Se hajdut si ti nuk ka njohur... Thuaju pak qytetarëve të Tiranës pse duhej t’ia kaloje ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit? Si mundet t’i jepje asaj, 3R-së dhe kushëririt të Redi Mollës tokë për landfill pa vendim të Këshillit Bashkiak?

Kur ua dhe këtyre, Erion pse nuk e bëre me tender, por ua dhe nën dorë? Hajdut si ti nuk ka parë toka. Po marrëveshjen me Miloranzin e Veronës apo u bëre më këtë rast anëtar i Ndraghetës?
Eko-Tiranën ia shite kompanisë së inceneratorit. Mashtrove publikisht se ka vendosur Këshilli për të financuar inceneratorin, në një kohë kur Këshilli nuk ishte mbledhur kurrë. E kujt është ndërmarrja o hajdut që merr përsipër dhe paguan edhe paratë e Rakip Sulit?

Heq fondin e arsimit dhe paguan 6 milionë euro për Bashkinë e Kamzës? Është e jotja, ndryshe nuk do e bëje kurrë një akt të tillë. Po për ty nuk ka ligj, ti i ke futur në thes me Zaman, me Krajë e të gjithë me radhë. Po 8 pikët që i dhe kompanisë tënde me Edi Ramën, pa u themeluar akoma?
Në fund të fundit, ti je pronari i inceneratorit që gllabëroi 135 milionë euro gjer sot dhe nuk ekziston gjurmë, nam apo nishan se i vodhe ti me Edi Ramën.


Erion Veliaj, në dhjetëra e dhjetëra tendera vodhe 100 përqind shumën e prokurimeve me kompaninë tënde 5D. Paratë e vjedhura i shndërrove në hotele luksoze me 5 yje, në Durrës, Himarë, Dhërmi. Në pallate 10-katëshe në Tiranë. I fshehe në kontot bankare. Po paratë e pyllit vertikal me 1 milion pemë, ku i ke?

berisha veliaj protesta e opozites

Sondazh

Poll