Politike

Miratimi i projekt-rezolutës së PS në Kuvend, kush ishin dy deputetët që votuan kundër (EMRAT)

Deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim, ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët gjatë seancës.

27 Maj 2024, 18:00 Nga r.ll
Miratimi i projekt-rezolutës së PS në Kuvend, kush ishin dy
votimi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.

Kundër miratimit të saj votuan vetëm dy deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim, ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët gjatë seancës. I pranishëm gjatë procesit të votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Pas votimit kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë “ti do të luftosh krimin dhe korrupsionin?”.

“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, tha Bardhi me tone të larta.

Me miratimin e kësaj projekt-rezolute do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për reformat "Shqipëria 2030".  Më herët gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.

seance plenare 27 maj 2024 agron shehaj dashnor sula

Sondazh

Poll