Politike

Kuvendi miraton me 76 vota pro projektrezolutën anti-korrupsion të PS-së

Opozita siç ka deklaruar edhe më herët gjatë seancës nuk ka marrë pjesë në votim.

27 Maj 2024, 17:45 Nga r.ll
Kuvendi miraton me 76 vota pro projektrezolutën anti-korrupsion të
pamje nga seanca

TIRANË- Është miratuar me 76 vota pro dhe 2 kundër, projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Opozita siç ka deklaruar edhe më herët gjatë seancës nuk ka marrë pjesë në votim. I pranishëm gjatë procesit të votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama. Me miratimin e kësaj projekt-rezolute do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për reformat "Shqipëria 2030".  Më herët gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin. Edhe Rama gjithashtu në nisje të seancës nuk i kurseu akuzat e tij ndaj opozitës. Gjatë fjalës së tij, ai tha se akuzat e Opozitës së kjo rezolutë kërkon që të vendosë nën kontrollin e PS-së Prokurorinë e Posaçme është një fantazi. Po ashtu Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë. Ndërkohë që shtoi se deputetët e opozitës po treten në rrugicën e Shpresës, e cila është poshtë ballkonit të kryedemokratit Sali Berisha.  

seance plenare 27 maj 2024 miratohet projekt rezoluta e ps

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll