Politike

Miratimi i rezolutës anti-korrupsion të PS/ Sula: Skenar ogurzi për pengimin e drejtësisë së pavarur dhe kontrollimin e SPAK dhe GJKKO

Sipas tij, ngritja e komisionit të posaçëm synon të mbajë nën kontroll institucionet e drejtësisë, pasi GJKKO dhe SPAK po heton figurat më të larta të PS.

27 Maj 2024, 18:38 Nga r.ll
Miratimi i rezolutës anti-korrupsion të PS/ Sula: Skenar ogurzi
dashnor sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, bashkë me deputetin Agron Shehaj votuan kundër miratimit të projekt-rezolutës së PS.

Pas votimin Sula e cilësoi këtë një skenar orgurzi për të kontrolluar SPAK-un dhe GJKKO. Sipas tij, ngritja e komisionit të posaçëm synon të mbajë nën kontroll institucionet e drejtësisë, pasi GJKKO dhe SPAK po heton figurat më të larta të PS.

"Shpreh keqardhjen që në ditën e sotme ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, Spak dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga Spak janë figurat më të larta të kësaj maxhorance, kryetarë bashkie, ministra, deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni, drejtuesin e Spak do ta dërgoni aty përpara, keni ngritur këtë komision të posaçëm që të pengojë hetimin, por nuk keni për t’ja dalë.", u shpreh deputeti.

 

dashnor sula

Sondazh

Poll