Politike

"Metodë e vjetër me emër të ri", Gjokutaj për rezolutën e PS: Pranim i dështimit të reformës në drejtësi

Avokati theksoi se kjo është një metodë e vjetër por me një emër të ri, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama njihet tashmë se është mjeshtër për të mbivendosur pushtete për të mbivendosur ligje.

27 Maj 2024, 18:52 Nga r.ll

 

"Metodë e vjetër me emër të ri", Gjokutaj për
genc gjokutaj

 

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste që u miratua sot në Kuvend me 76 vota pro. Avokati theksoi se kjo është një metodë e vjetër por me një emër të ri, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama njihet tashmë se është mjeshtër për të mbivendosur pushtete për të mbivendosur ligje.

I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj tha se "Rama nuk legjitimohet të përmendi fjalën rezolutë antikorrupsion, pasi prej 13 vitesh është në krye të këtij tabori të korrupsionit shtetëror dhe një njëfarë mënyre është pranimi i dështimi të reformës në drejtësi."

"Fakti është që kjo është një metodë e vjetër por me një emër të ri. Rama është mjeshtër në sensin negativ për të mbivendosur pushtete për të mbivendosur ligje. E mbani mend operacionin Forca e Ligjit. Forca e Ligjit qe një akt normativ në mbivendosje të ligjit anti-mafia. Rama nuk mundet ta shqiptojë fjalën rezolutë, ai nuk legjitimohet ta shqiptojë këtë terëm dhe jo më të fillojë një luftë serioze në përpjestim të drejtë me interesin për asocimin në BE dhe në përpjestim të drejtë me rritjen e korrupsionit.

Është ky person që ka mbyllur sytë dhe veshët dhe është në krye të këtij tabori të korrupsionit shtetëror tash 13 vjetë, duke sfiduar përmes këtij korrupsioni dhe tashti ky kryeministër del me një rezolutë që do ta nxjerri si varkë shpëtimi të shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Ky është një centralizim i ashpër që përfundishmt Rama në mungesë të çdo lloj premtimi, rekordi apo statistike për detyrën që i është caktuar tash 13 vjet, ky centralizim do të sjellë vetëm skandale dhe do të paralizojë çdo lloj segmenti të sistemi të drejtësisë, në fakt rezoluta vetë është pranimi i dështimi të reformës në drejtësi." u shpreh avokati.

 

genc gjokutaj edi rama

Sondazh

Poll