27 Maj 2024, 20:30
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve mbrëmjen e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeriu që me një shpejtësi të rrufeshme ndërtoi sistemin më të tmerrshëm të vjedhjes që kanë njohur shqiptarët. Më tej Berisha shtoi se Edi Rama vetëm me djegësin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit ka vjedhur së paku 200 milionë euro bashkë me Erion Veliajn.
"Edi Rama vetëm me djegësin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit ka vjedhur së paku gjer tani 200 milionë euro bashkë me Erion Veliajn të Tiranës. Edi Rama me firmën e tij po grabit 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë truall publik në qytetin e Durrësit, në të cilin ai me Alabarin e tij merr përsipër të ndërtojë Dubai City-n dhe të bëhet vetë miliarder. Edi Rama është kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, i cili do firmosë për çdo banesë dykatëshe dhe për çdo kullë 60-katëshe që ndërtohet në Shqipëri. Te kullat e ka shpirtin se aty rëndom thonë se tani merr 30 përqind në xhep.
Edi Rama me firmën e tij u dha investitorëve strategjikë rreth 6 milionë metër katrorë tokë për resorte në të cilat vetë është aksionar së paku me 30 përqind. Edi Rama është njeriu që me një shpejtësi të rrufeshme ndërtoi sistemin më të tmerrshëm të vjedhjes që kanë njohur shqiptarët. Enturazhi, rrethi i tij familjar ndjek me lakmi si grabitqarë rrugën e tij. I vëllai merr me firmë të tij 37 mijë metër katrorë tokë publike dhe private për biznesin e tij.
Thjeshtra fiton kompania ku punon dhjetëra e dhjetëra tendera dhe nuk deklaron siç do ligji asnjë qindarkë të saj. Sepse thotë ajo nuk është e familjes, paçka se ligji në mënyrë të prerë e njeh atë si anëtare të familjes, Edi Ramës dhe Linda Ramës. Po kështu baxhanaku qindra tendera. Atëherë miqtë e mi, kur të gjithë shohin se kryeministri natën dhe ditën, të dielën dhe të hënën dhe çdo ditë jave, çdo ditë feste dhe çdo ditë pushimi, vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh, të gjithë e ndjekin mbrapa," tha Berisha.
sali berisha
Politike
27 Maj 2024, 20:25
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit...
Politike
27 Maj 2024, 19:23
r.ll
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka persëritur thirrjet për pjesmarrje në p...
Politike
27 Maj 2024, 19:10
r.ll
seanca plenare
TIRANË- Rezoluta u miratua me 76 vota pro dhe 2 kundër të deputetëve të opozitës Agron Sh...
Politike
27 Maj 2024, 18:52
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste që u mira...
Politike
27 Maj 2024, 18:38
r.ll
dashnor sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, bashkë me deputetin Agron Shehaj votuan kundër miratimit të pro...
Politike
27 Maj 2024, 18:26
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorru...
Politike
27 Maj 2024, 18:00
r.ll
votimi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin ...
Politike
27 Maj 2024, 17:45
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Është miratuar me 76 vota pro dhe 2 kundër, projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste...
Politike
27 Maj 2024, 16:54
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - “Të flasësh për korrupsion nga selia e këtij kuvendi, është paradoks”, kështu u shpr...
Politike
27 Maj 2024, 16:28
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend lidhur për projektrezolut&...