Politike

"Thirrje jo e sinqertë për bashkëpunim", Vokshi për rezolutën e PS: Komplet e panevojshme!

Deputetja u shpreh se thirrja për bashkëpunim nga PS ishte një thirrje krejt jo e sinqertë.

27 Maj 2024, 16:28 Nga r.ll
"Thirrje jo e sinqertë për bashkëpunim", Vokshi
albana vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend lidhur për projektrezolutën anti-korrupsion të PS. 

Vokshi tha se kjo rezolutë e panevojshme ndërsa listoi dhe arsyet se përse mendon kështu. Deputetja u shpreh se thirrja për bashkëpunim nga PS ishte një thirrje krejt jo e sinqertë.

Vokshi: Është një thirrje krejt jo e sinqertë për bashkëpunim. Personalisht jam kundër kwsaj rezolute dhe çdo gjëje që ju propozoni. Së pari , screening është bërë nga institucionet e BE dhe nuk ka nevojë për tjetër screening. Së dyti, si pjesë e procesit të integrimit dhe negociatave dy udhërrëfyes janë pikërisht për "rule of law" dhe fuksionimin e institucioneve demokratrike dhe reformës së administratës publike. Pra është komplet e panevojshme." 

albana vokshi seance plenare 27 maj 2024

Sondazh

Poll