Politike

Basha në Kavajë, thirrje banorëve: Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara, autoritetet të vijnë të kryejnë inspekt

29 Nëntor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Basha në Kavajë, thirrje banorëve: Askush të mos hyjë

KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot pranë banorëve në Kavajë, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Krah tyre Basha u ka premtuar ndihmë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të inspektojnë banesat dhe të qetësojnë banorët në Kavajë.

Nga ana tjetër banorët iu ankuam Bashës se prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre përmbushin kushtet për banim apo jo. 

Numri një i opozitës u bëri thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në strukturë

Më tej Basha u ka thënë banorëve se shumë biznesmen në Elbasan kanë premtuar se do ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. “Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara”, u shpreh Basha.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banesa te demtuara ne kavaje lulzim basha termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 banesa te demtuara ne kavaje lulzim basha termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 29 Nëntor 2019, 07:13

Tiranë- Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme mblodhi sërish qeverinë, ku u shpreh se ka nisur pastrimi në Durrës e Thumanë nga ndërtesat e rrënuara.Në fjalën ...