Politike

29 Nëntor 2019, 07:13 Nga DOSJA

Tiranë- Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme mblodhi sërish qeverinë, ku u shpreh se ka nisur pastrimi në Durrës e Thumanë nga ndërtesat e rrënuara.

Në fjalën e tij ai dha urdhër se deri nesër duhet të jetë gati një paketë speciale e drejtëpërdrejtë për të gjitha familjet ku ka jetë të humbura.

Ai ndau edhe punët e ministrave në terren. Rama vendosur si drejtuesin kryesor për qarkun Durrës ministrin Blendi Çuçi dhe u shpreh se fjala e tij është urdhër për të tjerët.

“Ka filluar puna për pastrimin e hotspoteve në Durrës dhe Thumanë. Është bërë shembja e godinave të rrezikshme në Thumanë, ku ishim mbrëmë deri vonë. Po ashtu edhe në Durrës ka nisur puna për pastrimin e gërmadhave, ku nuk ka më operacion kërkim-shpëtimi. Të gjitha familje që kanë hujmbur njerëz duhet të jenë të listuar, sa të rritur kanë në punë, sa të moshuar, për këta duhet një paketë speciale e drejtëpërdrejtë, kjo duhet nesër.

Më 29 nëntor Komiteti  vendosi caktimin e Blendi Çuçit si drejtues qëndror të fatkeqësive natyrore në qarkun e Durrësit, ministrin Blendi Çuçi.  Rovena Vodën, për qarkun Durrës për çështjen operacionale. Të gjithë ju që jeni në tavolinë, pastaj edhe të gjithë të tjerët  jeni të detyryar, nuk jeni të lutur që të jeni në dispozicion të drejtuesve qëndror. Mandati i zotit Çuçi është fuqiplotë dhe për këtë temë ai është ministri fuqiplotë, të tjetër në dispozicion. Mos kemi llafe dhe zvarritje, kryesore është Çuçi drejtuesi qëndror dhe çfarë vjen nga zyra e tij, atëherë të ndiqen të gjitha ato që kërkon një për një.”, u shpreh Rama para ministrave.

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç dhe i bën ftesë opozitës të jetë pjesë Komitetit të Rindërtimit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll