Politike

Rama ftesë opozitës: Bëhuni pjesë e Komitetit të Rindërtimit, është mirë që të jemi bashkë, Laçi pjesë e emergjenc

29 Nëntor 2019, 06:27 Nga DOSJA
Rama ftesë opozitës: Bëhuni pjesë e Komitetit të

Tiranë-Në një mbledhje të tretë të qeverisë sot, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të dëmeve të tërmetit. Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit. Rama ka theksuar se edhe Laçi do të përfshihet në perimetrin e energjencës civile.

“Do të ishim shumë vlerësues nëse opozita do të kishte dy anëtarë në Komitetin e ndërtimit, Nuk kemi çfarë ndaljmë përveç nevojat e përbashkët të njerëzve,. Nuk është komisioni i djajëve dhe ëngjëjve, apo i Reformës Zgjedhore. Është mirë që të jemi bashkë dhe të punojmë bashkë.  Fakti që tërmeti ka shkaktuar dëme dhe banorët janë në çadra do të trajtoheshin njësoj, por e mira do të ishte të përfshiheshin në perimetrin e emergjencës. Duke marrë dhe opinion me Bashës dje, them që na përputhen shqetësimet dhe idetë. Nga sot ne do të përfshijmë edhe zonën e Laçit në këtë emergjencë.”, u shpreh Rama.

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç dhe i bën ftesë opozitës të jetë pjesë Komitetit të Rindërtimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll