Politike

VIDEO/ “Ëngjëll që më dha fuqi”, Rama zbulon heroin e zemrës: Do ta gjej e do t’i puth ballin, shpirt i madh sa malet

29 Nëntor 2019, 09:23 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ëngjëll që më dha fuqi”, Rama zbulon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një i moshuar nga Medvegja që tregon se sapo ka marrë pensionin ka dhuruar 10 euro për të prekurit nga tërmeti, se më shumë nuk kishte.

I prekur nga ky gjest, Rama e ka publikuar videon e të moshuarit të cilin e ka konsideruar si njeriun më të pasur që ka njohur dhe si një hero që i jep fuqi për të ecur përpara.

Ndër të tjera krah videos, kryeministri shkruan se do ta gjejë atë njeri dhe do t’i puthë ballin, pasi e meriton parajsën për gjestin që ka bërë.

“MY HERO❤️

ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë?

Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet?”– shkruan Rama krahas videos.

 

 

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 29 Nëntor 2019, 07:13

Tiranë- Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme mblodhi sërish qeverinë, ku u shpreh se ka nisur pastrimi në Durrës e Thumanë nga ndërtesat e rrënuara.Në fjalën ...