Politike

Rama mbledh qeverinë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç, fton opozitën të bëhet pjesë e Komitetit të Rindë

29 Nëntor 2019, 06:53 Nga DOSJA
Rama mbledh qeverinë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë qeverinë, ku u diskutuan dëmet dhe pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit. Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç.  Në fjalën e tij ai i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit duke theksuar se është mirë që të jemi bashkë në këto ditë të vështira. Rama përmendi edhe deklaratat e Bashës për zonën e Laçit, duke theksuar se i përputhen idetë dhe shqetësimet me kreun e opozitës.

Rama zgjodhi Blendi Çuçin si drejtuesin kryesor për qarkun Durrës  për punën pas fatkeqësisë së tërmetit dhe u shpreh se fjala e tij është urdhër për të tjerët.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që janë mbledhur, duke publikuar  edhe shifrat deri më tani. Ai tha sejanë mbledhur 5 mln euro dhe 1.5 mln dollarë. Kreu i qeverisë u shpreh se banorët nga zonat urbane s’do qëndrojë në palestra por do të akomodohen në hotele. Po kështu sipas tij nxënësit e prekur nga tërmeti do i rikthehen mësimit dhe se do të ketë mësues ndihmës në çdo hotel.

 

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll