Politike

Tërmeti/ Xhaçka thirrje qytetarëve: Ju lutem mos bëni ekspertin vetë për banesat, drejtohuni te qeveria, ju çojmë në ve

29 Nëntor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Tërmeti/ Xhaçka thirrje qytetarëve: Ju lutem mos bëni

Tiranë- Në një dalje për mediet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos bëhen ekspertë të banesave të tyre, por të kërkojnë ndihmë në qeveri në mënyrë që të akomodohen në një vend më të sigurtë.  Ajo u shpreh më tej se qytetarët duhet të presin derisa të bëhet ekspertimi nga ekspertët.

“Në total sipas vlerësimeve paraprake në terren janë 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Por ky numër do të ndryshojë, e para se disa banesa nuk kanë dëmtime të rënda ose nuk kanë dëmtime, por janë larguar për shkak të frikës nga tërmetet.”, tha ministrja Xhaçka.

Pjesë nga fjala e Xhaçkës:

Nëse shtëpia juaj është e dëmtruar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, largohuni nga shtëpitë, janë qindra dhoma hoteli në Durrës, Vlorë… ku janë akomoduar banorët.

Situata në banesat e dëmtuara është e rrezikshme edhe sot po aq sa ditën e tërmetit. Qytetarët duhet ta dinë se pavarësisht situatës së tragjedisë sot jemi në një situatë ku mund të sigurojmë veshmbathje, vendstrehim dhe ushqim për çdo banor.

Në total sipas vlerësimeve paraprake në terren janë 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Por ky numër do të ndryshojë, e para se disa banesa nuk kanë dëmtime të rënda ose nuk kanë dëmtime, por janë larguar për shkak të frikës nga tërmetet. Që prej orëve të para e deri më sot janë shpërndarë 1000 cadra dhe do vazhdojnë të shpërndahen edhe sot. Por dua të theksoj se zgjidhja me cadra është një zgjidhje emergjente dhe nuk mund të jetë afatgjatë. Do i cojmë në një vendstrehim të sigurt.

I gjendem pranë cdo familje që ka humbur shtëpinë, por sot më shumë se kurrë na duhet mirëkuptimi i banorëve, e kuptoj që sot cdokush është i paduruar për të pasur shtëpi, por rikuperimi do të kërkojë kohën e vet se dëmi është i madh nga Durrësi në Tiranë, Laç, Thumanë… Prandaj duhet durim, duhet bashkëpunim duhet besim, këtë situatë duhet ta kalojmë së bashku.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olta xhacka tragjedia e 26 nentorit 2019 olta xhacka tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 29 Nëntor 2019, 07:13

Tiranë- Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme mblodhi sërish qeverinë, ku u shpreh se ka nisur pastrimi në Durrës e Thumanë nga ndërtesat e rrënuara.Në fjalën ...