Aktualitet

“I tronditur nga pasojat e 26 nëntorit”, Bardhyl Minxhozi: Ky tërmet do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomik

29 Nëntor 2019, 14:16 Nga DOSJA
“I tronditur nga pasojat e 26 nëntorit”, Bardhyl Minxhozi: Ky

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet për familjarët e viktimave dhe të prekurit nga tërmeti tragjik.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Bardhyl Minxhozi, një ekspert me përvojë në tregun e sigurimeve dhe themeluesi i kompanive në këtë fushë, është shprehur se ndihet i tronditur nga tërmeti që u mori jetën 50 njerëzve dhe ka lënë të plagosur edhe 900 të tjerë.

Ndër të tjera teksa ka ngushëlluar edhe familjet e viktimave ai ka teguar se për 20 vite me rradhë i është propozuar të gjitha qeverive nga industria e sigurimeve për një skemë kombëtare të sigurimeve në rast fatkeqesish natyrore, e sipas tij jo vetem që ka mbetur në vesh të shurdhër, por edhe është paragjykuar si kërkesë.

“Si te gjithe ju jam i tronditur nga pasojat e tmershme te termetit te mbremshem. Edhte nje tragjedi njerezore qr na dhemb te gjitheve. Do te doja te ngushelloja te gjithe ata qe kane humbur jetet e tyre nga kjo fatkeqesi e tmerrshme e natyres.Por pervec humbjeve te dhimbeshme njerezore  ky termet do te jete nje katastrofe shumevjecare ekonomike.
Do te kete familje te tera pa shtepi, me biznese te rrenuara, per vite te tera.Gjej rastin te kujtoj qe per 20 vjet rrjesht i eshte propozuar te gjitha qeverive nga industria e sigurimeve per nje skeme kombetare te sigurimeve ne rast fatkeqesish natyrore. Jo vetem ne vesh te shurdher, por dhe duke e paragjykuar kjo kerkese.
Une kam vite qe nuk jam ne tregun e sigurimeve dhe sot ndihem i zhgenjyer se si nuk arritem t’u jepnim njerezve ne fatkeqesi nje mbrojtje financiare dinjitoze. Skema te tilla mbrojtese jane implementuar ne vende me rezik sizmik te larte qe nga Kaliforina deri ne Turqi dhe Rumani etj.Ky termet shkundi Shqiperine, por duhet te shkunde edhe ata qe duhet te mendojne seriozisht per vendosjen e nje skeme te detyrushme kombetare ne raste fatkeqesish natyrore. Sigurimet nuk jane shpikje shqiptare. Sigurimet kane lindur kryesisht edhe si nje solidaritet financiar social. Qe nga djegia e Londres rreth 200 vjet me pare, ku sigirimi i shtepive u be nje sigurim i detyrueshem deri te skemat moderne te mbrojtjes nga reziku i termeteve, domosdoshmeria e nje skeme te detyrushme kombetare per Shqiperine duhet te jete nje prioritet i Qeverise te sotme.Perfytyroni mijera familje qe pas ndihmes se pare emergjente, do te mbeten pa shtepi dhe pa te ardhura per te mbijetuar. Ky termet do t’i ndjeke si nje mallkim per gjithe jeten!”-është shprehur Minxhozi.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl minxhozi termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë bardhyl minxhozi termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll