Aktualitet

U procedua për lajme të rreme/ Pronari JOQ ‘sulmon’ Ramën: E kam pasur ëndërr të shpallesha ‘armik i partisë”

29 Nëntor 2019, 13:12 Nga DOSJA
U procedua për lajme të rreme/ Pronari JOQ ‘sulmon’

Tiranë-  Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se janë proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi ka lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Por Gentian Çengeli, pronari i JOQ nuk ka hezituar të reagojë në rrjetet sociale për të këtë veprim të shtetit ndaj tyre.  Në një postim në Intastory ai shprehet: “E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë të shpallesha ‘armik i partisë”. 

Ky veprim i Policisë erdhi pas thirrjes së njëpasnjëshme që kryeministri Edi Rama iu bënte dje medieve dhe portaleve që do të mbylleshin,  nëse shpërndanin lajme që përhapin panik.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian çengeli procedohen administratoret e joq tragjedia e 26 nentorit 2019 gentian çengeli procedohen administratoret e joq tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 12:36

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar...