Aktualitet

Frika për një tërmet më të fortë se ai i 26 nëntorit, faqja zyrtare e ‘EMSC’ sqaron gjithçka për pasgoditjet

29 Nëntor 2019, 13:07 Nga DOSJA
Frika për një tërmet më të fortë se ai i 26

TIRANË- Ditën e djeshme qarkulloi masivisht një lajm në rrjetet sociale për një tsunam që me shumë gjasa do të shkatërrojë vendin tonë.

Ndërkohë sipas qendrës sizmiologjike “Earthquake” janë të dy kategorive, ata tërmete të fortë që pasohen me paslëkundje të njëpasnjëshme, dhe kategoria e dytë përfshin ata tërmete ku paslëkundja është më e fortë se tërmeti i parë.

Në rastin tonë mendohet që të ketë vetëm paslëkundje të lehta duke qenë se mëngjesin e 26 nëntorit u përballëm me gotidjen e fortë të magnitudës 6.4, pasi lëkundja e parë ishte më e lehtë.

Ky lajm është konfirmua në faqen zyrtare të “EMSC (Last quake) përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Shifra e azhurnuar e shkallës së sizmicitetit pas #AlbaniaEarthquake. Siç pritej gjatë një sekuence pas tërmetit numri i tërmeteve në ditë po zvogëlohet. Prapëseprapë, goditjet në tërmeti janë afër zonave të banuara, madje edhe ajo me përmasa të vogla ndjehen gjerësisht.  Të gjithë miqve tonë në Shqipëri që kanë kaluar dy netë shumë të vështira, numri i pasgoditjeve është në ulje të vazhdueshme, e kjo është pikërisht ajo që pritet pas një tërmeti”.- shkruhet në statusin e faqes zyrtar të EMSC .

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emsc (last quake) termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak emsc (last quake) termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 12:36

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar...