Aktualitet

VIDEO/ “Një grusht dhimbjeje për të përcjellë nëntë jetë”, Rama publikon pamjet teksa hapen varret e viktimave në T

29 Nëntor 2019, 13:29 Nga DOSJA
VIDEO/ “Një grusht dhimbjeje për të përcjellë

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet teksa hapan varret e nënte personave që humbën jetën në tragjedinë e 26 nënëtorit.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamjet ku shihet se si happen gropat e varreve ku do të futen tashmë nënëte trupa të pajetë.

“Një grusht dhimbjeje prej mijëra njerëzish, për të përcjellë plot 9 jetë të humbura në Natën e Tmerrit?????????,”- shkruan kryeministri krahas video ku shihet mijëra njerëz të mbledhur dhe kurora me lule.

Më parë kryeministri publikoi të tjera video nga ceremonia mortore. Ai ishte sot në Thumanë pranë familjeve që humbën anëtarët e tyre pas tërmetit të tmerrshëm.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 12:36

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar...