Aktualitet

Thumana në vaj e lot/ Jepet lamtumira për familjen Cara e Gregu, të pranishëm Rama dhe Lleshaj

29 Nëntor 2019, 11:43 Nga DOSJA
Thumana në vaj e lot/ Jepet lamtumira për familjen Cara e Gregu,

DURRES- Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, në Thumanë është zhvilluar ceremonia mortore bëhen nderimet e fundit në kujtim të dhjetra personave që humbën jetën pas tërmetit të 26 nëntorit.

U zhvillua ceremonia e varrimit të dy familjeve, asaj Cara dhe Gregu të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e pallateve. Familja Cara është një nga më të prekurat e kësaj fatkeqësie, pasi 6 anëtarë të kësaj familje kanë gjetur vdekjen në gërmadhat e pallateve të shembura. Ndërsa në familjlen Gregu humbën jetën 3 anëtarë.

Homazhet u zhvilluan  nën një çadër pranë një godine që njihet edhe si teatri i Thumanës. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Nuk mungouan vajtimet e të afërmve.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet e familjes cara saimir greku tragjedia e 26 nentorit 2019 homazhet e familjes cara saimir greku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 12:36

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar...