Aktualitet

“Po vidhen ndihmat”, Bes Kallaku reagon ashpër: Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situatë (FOTO)

29 Nëntor 2019, 13:37 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka qenë si shumë të tjerë për të prekurit nga tërmeti, pranë tyre duke i ndihmuar me ushqime dhe rroba.

Ndërkohë që dy ditët e fundit qarkulluar lajmi se ndihmat për banorët po vidhen, dhe kjo u vërtetua edhe  me videon që u bë publike ku një polic kishte vjedhur disa ndihma  dhe i çoi në shtëpinë e vjehrrës së tij.

Për këtë arsye ashtu si shumë të tjerë ka reaguar edhe Bes Kallaku duke thënë që haram dhe mallkuar qofshin të gjithë ata që vjedhin ndihmat e këtyre njerëzve.

Në postimin e tij  në Instastory ai ka shkruar: Ore a do bohemi njerëz Ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situate.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

A.C/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 12:36

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar...