Aktualitet

Në varrim me pallto të bardhë/ Kameramania e Ramës lë nam në ceremoninë mortore, familjarët fusin në dhe të shtrenjtë

29 Nëntor 2019, 14:02 Nga DOSJA
Në varrim me pallto të bardhë/ Kameramania e Ramës lë

THUMANË– Anjeza Maja, moderatorja që tashmë është pjesë e “ERTV”, ka shkelur krejtësisht etikën teksa ditën e sotme është shfaqur me pallto të bardhë në ceremoninë mortore. Familjarët u dhanë lamtumirën e fundit nëntë të shtrenjtëve të tyre që vdiqën në tragjedinë e 26 nëntorit.

Në videon e publikuar nga “Faxnews”, Maja shihet që gjithë kohës filmonte kryeministrin që takonte familjarët të cilët kanë humbur të afërmit e tyre, ndërkohë që veshur mbante një pallto të bardhë.

Duke harruar nderimin ndaj të ndjerëve, Maja nuk është kujdesur aspak për paraqitjen e saj në mënyrë që të respektonte familjarët që përcollën të shtrenjtët e tyre për në banesën e fundit.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm dhe ka publikuar video nga pamjet e dhimbshme teksa familjet fatkeqe përcollën për në banesën e fundit anëtarët e tyre. Pranë familjes Vata ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anjeza maja edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 anjeza maja edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll