Aktualitet

“Kam dy batanije, katër palë xhinse”, e moshuara dhuron ç’i ka mbetur në shtëpi: Vetëm kokën time, të holla s’ka

29 Nëntor 2019, 12:47 Nga DOSJA
“Kam dy batanije, katër palë xhinse”, e moshuara dhuron

TIRANË– Një e moshuar pensioniste ka dhuruar gjithçka që gjetur në shtëpi pranë qendrave që po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Në mungesë të parave, gruaja e veshur me të zeza dhe me një kapele tregon se ka sjellë dy batanije, katër palë xhinse, një shall dhe një mbulesë pasi para nuk kishte.

“Kam sjellë dy batanije, katër palë xhinse, një shall dhe një mbulesë. Të holla s’kam se jam pensioniste unë e shtreta. Ja vetëm kokën time kam…hallall”- dëgjohet të thotë ajo në video.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetitKërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 12:36

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar...