Aktualitet

29 Nëntor 2019, 12:36 Nga DOSJA

Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi  edhe një foto e publikuar nga JOQ,  ku në të shfaqej ‘një çarje’ në godinën e hotelit.

Dosja.al u interesua për këtë, por fotoja rezultoi se ishte e rreme, kjo godinë nuk ka asnjë plasaritje apo ndonjë çarje. Fotoja që qarkulloi ishte një iluzion optik, që krijohet nga faqet e ndërtesës.

Për këtë ka reaguar edhe vetë hoteli “Maritim Plaza Tirana”, ku theksohet se kjo godinë është konceptuar dhe realizuar me teknikat më të fundit në parandalimin e dëmtimeve sizmiologjike dhe se lajmet që kanë qarkulluar janë “fake news”. Nënvizohet në reagimin e hotelit, se zyra ligjore është duke marrë të gjitha hapat e nevojshme për të luftuar “fake news”-et mbi integritetin strukturor të godinës.

Reagimi:

Të nderuar miq! Maritim Plaza Tirana dëshiron të informojë publikun se integriteti strukturor i godinës, gjatë dhe pas tërmetit të datës 26 Nëntor, nuk është vendosur asnjëherë në diskutim, pasi kjo godinë është konceptuar dhe realizuar me teknikat më të fundit në parandalimin e dëmtimeve sizmiologjike. Më shumë se 200 persona të stafit tonë janë çdo ditë në dispozicion të të ftuarve të hotelit, të cilët mund të ndihen të sigurtë në godinën tonë ndërkohë që zyra ligjore është duke marrë të gjitha hapat e nevojshme për të luftuar “fake news”-et mbi integritetin strukturor të godinës. Maritim Plaza Tirana bën thirrje që e gjithë vëmendja e strukturave përkatëse, si dhe e medias online dhe së shkruajtur, të drejtohet tek zbulimi, rikuperimi dhe rimëkëmbja e dëmeve, në njerëz dhe objekte, pas tërmetit të datës 26 Nëntor. Faleminderit.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “maritim plaza tirana” tragjedia e 26 nentorit 2019 “maritim plaza tirana” tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll