Aktualitet

Drejtoi 12 vite Bashkinë e Durrësit, shfaqet Vangjush Dako pranë banorëve të prekur: Kurajo të gjithëve (FOTO)

29 Nëntor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Drejtoi 12 vite Bashkinë e Durrësit, shfaqet Vangjush Dako pranë

Durrës- Vangjush Dako është shfaqur në publik pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Ai është shfaqur në ambientet e palestrës së shkollës “9-vjeçare Marie Kaçulini”, ku është takuar me banorët e prekur nga tërmeti.

“Në ambientet e palestrës së shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini dhe në atë të Mjeshtrisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, kushtet paraqiten optimale dhe qytetarët gëzojnë shëndet të mirë! Kurajo të gjithëve.”, shprehet ai në Facebook. 

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 vangjush dako tragjedia e 26 nentorit 2019 vangjush dako

Sondazh

Poll