Aktualitet

Lot dhe britma në Thumanë/ Përcillen për në banesën e fundit viktimat e familjes Gregu dhe Cara, Rama përqafon të mbijet

29 Nëntor 2019, 12:26 Nga DOSJA
Lot dhe britma në Thumanë/ Përcillen për në

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy familjeve Cara dhe Gregu në Thumanë që humbën plot 9 anëtarë pas tërmetit të tmerrshëm.

Në dy video të publikuara nga kryeministri në profilin e tij në Facebook, shihen dhjetëra njerëz të rrështuar teksa u është dhënë lamtumira e fundit dhjetëra personave që humbën jetën pas tragjediasë së 26 nëntorit në Thumanë.

Vetë Rama hihet që ka përqafuar një nga të mbijetuara dhe i ka shtrënguar dorën.

“E kam pas shumë zor…ngelën atje me babain tim”- dëgjohet teksa thotë e reja dhe ngashërehet në supin e kryeministrit.

Shhhh,”– i pëshpërit Rama në vesh dhe mundohet ta qetësoje. Ndërsa krahas videove të publikuara në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan: Në ceremoninë prekëse të familjeve Cara dhe Gregu, Thumanë. Ti nuk do jesh kurrë vetëm!

Almir Cara, Erisa Cara, Hasan Cara, Fatmira Cara, Sadajana Cara dhe Anthi Cara janë anëtarët e familjes Cara që humbën jetën poshtë rrënojave. Ndërsa Albert Cara, i vemti i mbijetuar është nsiur drejt Italisë për mjekim të specializuar.

Ndërsa nga familja gregu humbën jetën tre anëtarë: Pëllmb Gregu, Çelike Gregu dhe djali i tyre Saimir Gregu.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll