Zjarr pranë azilit në Fier, flakët 'pushtojnë' katin e 2-të! Asfiksohen 8 të moshuar, dëshmia: Nuk dilnim dot (VIDEO)
'Erdhi i gjithë tymi brenda'/ E moshuara tregon momentin e zjarrit në azil: Kur zbritëm shkallët s’u mbushëm dot ...
'Erdhi i gjithë tymi brenda'/ E moshuara tregon momentin e zjarrit në azil: Kur zbritëm shkallët s’u mbushëm dot ...
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Festa e çlirimit, Rama: Ju uroj një ditë të paqtë 29 Nëntor, 08:22 VIDEO/ Nga Rama te Begaj dh...
Ngjarja në Kamëz/ Reagon policia: Autorët e grabitjes së argjendarisë ishin të armatosur, janë ngritur pika k...
TIRANË– Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka bërë më dije se ka proceduar sot Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, adminsitratorë të faqes Jeta Osht Qef. Sipas Policisë, këta perosna me anë të faqes së tyre kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese.
Më tej në deklaratë thuhet se “kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës”. Blutë e Tiranës shtojnë më tej se pas bërjes së verifikimeve se lajmi është tërësisht i rremë dhe dashakeqës, prandaj është bërë dhe procedimi i tyre.
NJOFTIM I PLOTË
Policia e Shtetit, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm për zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, duke synuar jo vetëm sigurinë fizike të qytetarëve, por edhe garantimin e qetësisë dhe ndjenjës së sigurisë, po merr masa për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të gjithë personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese. Kështu, në Tiranë, janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf. Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët.
Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut e frikës tek qytetarët.
Policia e Shtetit po monitoron çdo minutë dhe do të procedojë penalisht çdo person që do të publikojë lajme të rreme, të cilat përhapin panik tek qytetarët.Në të njëjtën kohë, njoftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, Komisariatin Dixhital dhe në faqet zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, për çdo njoftim të rremë që publikohet në rrjetet sociale i cili synon destabilizimin e qytetarëve. Policia e Shtetit fton median dhe qytetarët që për çdo situatë e cila mund të ngrejë dyshime ti drejtohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore për të marrë informacion zyrtar.
49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
THUMANË- Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pa banesë qindra familje në Thumanë, të cilat janë strehuar në kampet e ngritur nga strukturat shtetërore.Por duket ...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë thirrje për solidarizim në mënyrë që të ndihmojë familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit. Dua ka ...
THUMANË- Aderina Kabili ishte vetëm 21-vjeçe. Ajo punonte në fasoneri dhe çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit nisej për në punë. E reja nga T...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, kërcënoi mediat online se do t’i mbyllte nëse do vijonin që të raportonin për tërmetin që ...
TIRANË- Efektivët e forcave zjarrfikëse kanë treguar detaje nga operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos, i cili është një prej të mbijetuarve të tragjedisë...
SHIJAK- Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Shijakut. Banorët e zonës janë shprehur të habit...
TIRANË- Gazetari i ABC News, Juxhin Mustafaraj, i ftuar në emisionin “Historia ime”, ka treguar historinë e kryefamiljarit Lala, i cili ende ka shpresë për...
VLORË- Inxhinierja Luljeta Bozo ka folur për Fax News lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 Nëntorit ku më pas u shoqëru...
TIRANË- Stafi i “Klanifornia” ka vendosur që të mos e zhvillojë emisionin e të shtunës mbrëma në shenjë solidariteti me tragjedinë e 26 nëntorit. Emisioni,...
TIRANË- Në një kohë kur qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm i ka mbërthyer paniku nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që la pas të vdekur dhe qindra të pl...