Politike

Mitsotakis nis fushatën për zgjedhjet evropiane, shoqërohet nga djali i Fredi Belerit (FOTO)

Vetë Fredi Beleri ndodhet në burg i akuzuar për shitblerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit të mbajtura në Shqipëri vitin e kaluar, ndëkrohë që kryeministri greek e ka zgjedhur atë si kandidat për eurodeputet, zgjedhje e cila shkaktoi reagime të shumta mes palëve politike të dy vendeve.

25 Maj 2024, 15:38 Nga B.Z
Mitsotakis nis fushatën për zgjedhjet evropiane, shoqërohet nga
Mitsotakis, Petro Beleri

GREQI - Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka nisur fushatën në prag të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen më 9 qershor. Këtë të shtunë Mitsotakis ndodhet në qytetin e Artës, teksa shoqërohet nga djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Petro Beleri.

Vetë Fredi Beleri ndodhet në burg i akuzuar për shitblerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit të mbajtura në Shqipëri vitin e kaluar, ndërkohë që kryeministri grek e ka zgjedhur atë si kandidat për eurodeputet, zgjedhje e cila shkaktoi reagime të shumta mes palëve politike të dy vendeve.

Raportohet se pasditen e sotme në orën 18:30, Mitsotakis do të marrë pjesë dhe do të flasë në aktivitetin për regjistrimin e Zagorit si peizazh kulturor në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në Vitsa.

Çështja Beleri dhe mardhëniet Shqipëri-Greqi

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Arrestimi dhe dënimi i tij me 2 vite burg solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin. Politikanë të palëve greke kanë kërkuar disa herë lirimin e Belerit, duke vënë në pikëpyetje edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ka qënë kryeministri Mitsotakis ai i cili në një deklaratë për mediat vendase së fundmi i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit të vendit Edi Rama, referuar çështjes Beleri, ku u shpreh se rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia. Ndërkohë Partia e Mitsotakis "Demokracia e Re", zyrtarizoi Fredi Belerin, si një nga 42 kandidatët në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Kandidatura e tij u kundërshtua nga ministri i Jashtëm i Greqisë, dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e tij në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë. 

 

 

 

kyriakos mitsotakis greqi zgjedhje

Sondazh

Poll