Politike

OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Hap i rëndësishëm drejt paqes në rajon

 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron miratimin e kësaj Rezolute si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

25 Maj 2024, 15:14 Nga B.Z
OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë, reagon Këshilli i
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

TIRANË - Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas miratimit nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron miratimin e kësaj Rezolute si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon.

Reagimi:

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. Kujtimi i Srebrenicës duhet të shërbejë si një kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë sonë kolektive për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Duke miratuar këtë Rezolutë dhe duke caktuar 11 korrik si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë. Komuniteti Ndërkombëtar ripohoi angazhimin e tij për të promovuar paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për më tepër, inkurajojmë të gjitha palët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të angazhohen në përgatitjen dhe miratimin e një rezolute që pranon dhe dënon gjenocidin serb në Kosovë”.

këshilli i ambasadorëve shqiptarë rezolute okb

Sondazh

Poll