Aktualitet

50 viktima nga tërmeti, mbyllen kërkimet në Thumanë e Durrës, toka dridhet sërish!

28 Nëntor 2019, 06:09 Nga DOSJA
50 viktima nga tërmeti, mbyllen kërkimet në Thumanë e

SHQIPERI- 50 persona të vdekur, 750 të plagosur, dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Në orën 11:52, u regjistrua edhe lëkundja më e fortë e ditës së sotme, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Pas tri netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbyllur operacionet, pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur… fatkeqësisht të vdekur.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Tiranë dhe Durrës. Ndërsa 27 nëntorit e shpalli ditë zie kombëtare.

Epiqendra e tërmetit të së martës ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës dhe ish-kënetës, ku ka patur pallate, banesa dhe hotele të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca. Ndërkohë edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Dje në orën 15:45, dy goditje të forta janë regjistruar me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter dhe 5.8. Nuk kanë munguar edhe lëkundjet gjatë natës. Herë pas here, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(J.V;F.G;F.M;A.C.D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll