Politike

Raportimi i kreut të SPAK te Ligjet/ Vasili poston foton: Dumani i shurdhër me opozitën veshmprehtë me Ulsiun!

Deputeti i PL-së ka komentuar gjithashtu edhe deklaratën e kreut të SPAK për dosjen "184". Ai shprehet se faktet janë sheshit për të gjitha dosjet që Dumani nuk dha informacion te Ligjet. 

24 Maj 2024, 11:51 Nga r.ll
Raportimi i kreut të SPAK te Ligjet/ Vasili poston foton: Dumani i
petrit vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit në raportimin e tij para Komisionit të Ligjeve, i cili tha se prokurorët ishin të shurdhër nga retorika politike.

Vasili e ka shoqëruar reagimin e tij me një foto, sipas tij të takimit të Dumanit me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. 

Deputeti i PL-së ka komentuar gjithashtu edhe deklaratën e kreut të SPAK për dosjen "184". Ai shprehet se faktet janë sheshit për të gjitha dosjet që Dumani nuk dha informacion te Ligjet. 

POSTIMI I VASILIT: 

Dumani ne Kuvend tha: "Ne jemi të shurdhët nga çdo lloj retorike politike. Orientohemi dhe jemi të përgjegjshëm vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare".

Duke pare kete foton kur Dumani kohe me pare megjithse anetar i SPAK, pinte kafe me Ulsi Manjen koke me koke, me siguri Dumani kishte mbyllur veshet dhe nuk e degjonte Ulsiun.

Ndaj Dosjen 184 kur Ulsiu i thoshte Shefit te Komisiartit te Dibres Robert Aga: "Ne themi të shkosh për ma lart mer burrë. ", qe grabiste vota, SPAK-u e syrgjynosi ne prokurori e Dibres.

Edhe kur Prokuroria e Dibres e ktheu me te drejte per mos kompetence, SPAK ja riktheu perseri edhe pse ne dosje në përgjime ishin përfshirë bisedat e kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manja.

Boll ore se u bete gazi i botes me keto deklarata te diskredituara, nderkohe qe as guxoni te hetoni horrat e qeverise qe grabisin sheshit.

Mjaft se tallen te gjithe me ju kur deklaroni se s'dini pronaret e inceneratorit te Tiranes, apo kur gjoja nuk dinit akuzat e Mc gonigalit etj etj. Faktet jane sheshit dhe ju na shisni virgjeri bodellosh.

 

altin dumani petrit vasili

Sondazh

Poll