Politike

Kërkoi rihapjen e hetimeve për dosjen "Xibraka", Gazment Bardhi jep sot dëshminë në SPAK

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

24 Maj 2024, 09:24 Nga r.ll

 

Kërkoi rihapjen e hetimeve për dosjen "Xibraka", Gazment
gazment bardhi

 

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të paraqitet sot në SPAK për të dhënë dëshminë mbi dosjen "Xibraka". Sipas raportimeve, ai do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00. 

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

gazment bardhi spak

Sondazh

Poll