Politike

“Certifikatat do të bëjnë zero lekë”, Rama: 4000 prej tyre do jepen brenda vitit, Himara ka nevojë për zhvillim

 Sipas tij, 400 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura do të jetë adtresa e problemeve të banorëve. 

24 Maj 2024, 11:11 Nga r.ll
“Certifikatat do të bëjnë zero lekë”, Rama: 4000
edi rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara banorëve të Himarës, tha se certifikatat e pronësisë që po shpërndan nuk do të kushtojnë asnjë lekë.

Rama tha se banorët në Himarë nuk duhet të bien pre e broçkullave. Sipas tij, 400 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura do të jetë adtresa e problemeve të banorëve. 

RamaShqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Mos bëni pre e këtyre broçkullave. Nuk e do kush Himarën më shumë se ju. Unë jam një nga ju, doni apo nuk doni. Certifikatat sot do i japim. Ai që bërtiti sesa kushtojnë certifikatat, i them se bëjnë zero lekë. Të gjitha falas, pa asnjë kokërr leku, se janë shtëpitë tuaja. Ne kemi ndërtuar mijëra shtëpi për tërmetin dhe asnjë kokërr leku nuk iu kemi kërkuar atyre që humbën shtëpitë. Janë banesat e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan. Himara ka nevojë për zhvillim. Himara po ngjitet dhe nga ngjitja e saj do të përfitoni më shumë ju. 4000 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura është adresa e problemit.

edi rama himare

Sondazh

Poll