Politike

Rama me banorët në Himarë: Nëse doni pronë shkoni te Vangjel Tavon, nëse doni sherr keni Vangjel Dulen

Ndërsa, më pas ironizoi duke thënë se “mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen”.

24 Maj 2024, 11:16 Nga r.ll
Rama me banorët në Himarë: Nëse doni pronë shkoni te
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Himarës për shpërndarjen e 437 certifikatave të pronësisë. Teksa u shpreh se për adresimin e problemeve, banorët t'i drejtohen prefekturës, Rama tha “nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen”. 

Ndërsa, më pas ironizoi duke thënë se “mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen”.

Edi Rama: 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefektuara dhe prefekti është dera për çdo problem që keni, prefekti ka detyrën për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk keni punë fare ju, vajtët tek Kadastra keni një problem, Vangjeli. Vajtët atje, ju thanë ashtu, Vangjeli. Thashë Vangjel Tavo, nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen, shko atje. Do sherr atje, mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen. Të japim certifikatat se me këto muhabete nuk mbarojmë kurrë.

edi rama ne himare

Sondazh

Poll