Politike

"Rihapen hetimet për Xibrakën"/ Bardhi: Rikonfirmova denoncimin para agjentëve të BKH, "i paidentifikuari" është Ols Rama

Dëshmia e tij në Prokurorinë e Posaçme, zgjati shumë pak minuta, pasi siç tha dhe ai vetë, është pyetur vetëm nëse do shtonte gjë denoncimeve të tij.

24 Maj 2024, 10:12 Nga r.ll
"Rihapen hetimet për Xibrakën"/ Bardhi: Rikonfirmova
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët pas daljes nga SPAK, ku u thirr për denoncimet e tij për dosjen "Xibraka".

Dëshmia e tij në Prokurorinë e Posaçme, zgjati shumë pak minuta, pasi siç tha dhe ai vetë, është pyetur vetëm nëse do shtonte gjë denoncimeve të tij.  Bardhi tregoi se kanë rinisur hetimet për dy personat të cilët në dosje cilësohen si të paidentifikuar, ndërsa sipas tij një prej tyre është Olsi Rama. 

BardhiPas një denoncimi nga selia e PD, gjithçka kam denoncuar për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës në dosjen e Xibrakës.  Të dhënat dhe faktet e denoncuara i konfirmova edhe para agjentëve të BKH. Dosja e Xibrakës është rihapur pas fakteve të denoncuara. Kanë rinisur hetimet për dy personat që në dosje cilësohenin si të paidentifikuar. Seanca ishte vetem një pyetje: a kisha gjë për të shtuar. U thirra si një person që kisha dijeni duke qenë se e denoncova. 

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

gazment bardhi dosja xibraka olsi rama spak

Sondazh

Poll