Politike

Programi i PL-së për bujqësinë, Meta: Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori, qeveria s’mund të krenohet me disa bujtina në Kolonjë

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se programi i PL për bujqësinë i jep një goditje shpopullimit të vendit dhe axhendes, sic tha ai të Rilindjes për të falimentuar këtë sektor.

24 Maj 2024, 11:25 Nga N.F
Programi i PL-së për bujqësinë, Meta: Fondet e IPARD
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një takim, një tryeze për bujqësinë prezantoi edhe programin e kësaj force politike për këtë sektor. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se programi i PL për bujqësinë i jep një goditje shpopullimit të vendit dhe axhendes, sic tha ai të Rilindjes për të falimentuar këtë sektor.

Ai shtoi se se fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori që sipas tij “tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë”

“Përmes programit tone per Bujqësinë i japim nje goditje shpopullimit, axhendes se qëllimshme te Rilindjes qe ka falimentuar kete sektor jetik per vendin. Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë.

Nuk mund te krenohet Qeveria me ca bujtina ne Kolonje, kur ne Kolonje “Rilindja” i ka dëbuar kolonjaret. Fermerët ne Kolonje, ne Korçë dhe ne mbare vendin po hedhin produktet ne kanal, po sharrojnë drurët frutore, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria per shkak te mos mbështetjes nga Qeveria qe i ka braktisur bujqit dhe fermerët”, tha Meta.

meta pl bujqesi

Sondazh

Poll