Aktualitet

Unaza e Re/ Banorët e Astirit në protestë: Me hir, a pahir do ta rrëzojmë projektin

4 Shkurt 2019, 17:27 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Banorët e Astirit në protestë: Me hir, a pahir do ta

TIRANË– Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër shembjes së banesave dhe bizneseve, të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”. Ata tashmë kërkojnë, jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, i cili sipas tyre është korruptiv dhe dëmton banesat e bizneset.

Protestuesit kanë paralajmëruar kryeministrin, Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre, do të përballen me rezistencë të fortë. Ndërsa, më tej ata i bënë thirrje opozitës që të marrë frenat në dorë dhe të organizojë qytetarët për rrëzimin e kësaj qeverie.

Kauza jonë është vetëm një: këtu me hir, me pahir këtë projekt ne do ta rrëzojmë, kemi mbështetjen e të gjithë Shqipërisë. Ne jemi të bashkuar, nuk i lëshojme shtëpitë pa u derdhur gjaku lum”, shprehet qytetari.

Kujtojmë se protesta e banorëve është mbështetur nga opozita dhe deputeët e saj, të cilët u bëjnë thirrje shqiptarëvë të çohen në këmbë më 16 shkurt për të rrëzuar kryeministrin Rama, duke i dhënë fund padrejtësive në këtë vend.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e astirit projekti i unazes protesta e banoreve unaza e re banoret e astirit projekti i unazes protesta e banoreve unaza e re

Sondazh

Poll