Aktualitet

Tiranë, shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohen dy persona

4 Shkurt 2019, 16:09 Nga DOSJA
Tiranë, shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohen

TIRANË– Një zjarr ka pershirë një banesë pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Irfan Tomini”.  Shkak për këtë, dyshohet se është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Nga të dhënat paraprake mësohet se si pasojë kanë mbetur të lënduar, babë e bir, të cilët ndodheshin në banesë në momentin që ka rënë zjarri.

Ndërkohë, të lënduarit janë  transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e rënies së zjarrit brenda banesës.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.

Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë.

Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet te lenduar tirane zjarr ne banese te lenduar tirane zjarr ne banese

Sondazh

Poll