Aktualitet

Vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, atentat shoferit të eskavatorit

4 Shkurt 2019, 14:41 Nga DOSJA
Vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, atentat shoferit të

TIRANË- Një atentat me armë zjarri i është bërë shoferit të eskavatorit me të cilin mbeti i vrarë Ardit Gjoklaj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbi Edmond Kallarin është qëlluar me një karikator, por nuk është prekur nga plumbat.

Në raportimin që jep policia për këtë ngjarje, thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. 

Njoftimi i plotë:

Policia e Tiranës ka njoftuar pak çaste më parë, se mëngjesin e sotëm, në rrugën “5 Maji”, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një 43-vjeçari.

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Edmond Kallari, dhe Dëfrim Hakrama u lanë të lirë nga gjykata për vrasjen aksidentale në punë të të miturit Ardit Gjoklaj.

Ngjarja ndodhi në vitin 2016 dhe nën akuzë u vunë shoferi i fadromës, Edmond Kallari dhe përgjegjësi i turnit, Dëfrim Hakrama.

Në muajin maj të vitit 2018, Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm duke i liruar nga akuzat, me arsyetimin se nuk kishte prova për vrasjen e 16-vjeçarit. Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet defrim hakrama edmond kallari erion veliaj landfilli i sharres vrasja e ardit gjoklajt defrim hakrama edmond kallari erion veliaj landfilli i sharres vrasja e ardit gjoklajt

Sondazh

Poll