Aktualitet

Nën hetim nga Prokuroria? Denar Biba i përgjigjet akuzave të Flamur Vezajt: S’ka asnjë lloj kallëzimi ndaj meje

4 Shkurt 2019, 14:52 Nga DOSJA
Nën hetim nga Prokuroria? Denar Biba i përgjigjet akuzave të

Denar Biba, ish-kreu i KQZ-së ka reaguar një ditë pas denoncimit publik që bëri gazetari Flamur Vezaj në lidhje me abuzimin e Bibës me tenderat në kohën kur drejtonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Denar Biba shprehet se nuk është nën hetim, pasi nuk është bërë asnjë lloj kallëzimi ndaj tij. Ish-kreu I KQZ-së sqaron më tej se ka pasur një raport auditimi nga KLSH-ja që është dërguar Prokurorisë së Tiranës për ‘vlerësim dhe dijeni’ por asnjë lloj kallëzimi.

“Ka pasur një raport auditimi nga KLSH, për prokurimet 2016-2017 në KQZ. Puna rutinë e KLSH-së. Ky raport është dorëzuar në KQZ prej kohësh. Muaj tashmë. Ky raport auditimi i është derguar prokurorisë Tiranë “për vlerësim e dijeni”. Vetë KLSH-ja ka qenë e kujdesshme të shprehet që materiali nuk është kallëzim, sepse drejtoria juridike e KLSH-së pasi i ka analizuar gjetjet e audituesve, ka vlerësuar që nuk janë të rëndësisë për të bërë kallëzim. Prokuroria e ka regjistruar materialin, e ka analizuar, dhe me vendim të datës 23.12.2018 ka vendosur “mosfillimin e procedimit”,”- përfundon Biba.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Vezaj shprehej se me firmën e Bibës vetëm në katër procedura tenderimi arkës së shtetit i është shkaktuar një dëm prej 160 milionë lekësh, ndërsa vetëm në tenderin e fletëve të votimit është shkaktuar një dëm prej 120 milionë lekësh.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim me tenderat denar biba flamur vezaj klsh prokuroria e tiranes shkelje me tenderat abuzim me tenderat denar biba flamur vezaj klsh prokuroria e tiranes shkelje me tenderat

Sondazh

Poll